Zërat e Qytetarëve – Çfarë thonë për Ndryshe
“Ndryshe nuk është parti e liderëve, por e qytetarëve. Këtu flasin ata që e kanë ndjerë ndryshimin dhe shpresën që sjell Lëvizja jonë.”











Valdete Shabani – Mitrovicë
“Më dërguan 110 km larg nga shtëpia, në kushte të tmerrshme. Askush s’më dëgjoi për vite – derisa i shkrova Ndryshe. Tani jam e dëgjuar. Jam sërish krenare.”
Astrit D – Prishtinë
Kam punuar në ndërtim 20 vite. Kam ndërtuar banesa që sot quhen ‘pa leje’ dhe duan t’i rrënojnë. Ndryshe propozoi që ato banesa të legalizohen për njerëzit në nevojë. Për herë të parë po flitet me logjikë.”
Rinor Krasniqi – Fushë Kosovë
“Paguaj më shumë për rrymë sesa për ushqim. Fatura ime përmban ‘humbje teknike’ që nuk i kam shkaktuar unë. Ndryshe e tha troç: këta po na vjedhin legalisht. Për herë të parë ndjeva dikë që flet për ne, jo për vota.”
