Një ftesë për ata që nuk janë dëgjuar kurrë

Platforma për Transformim Kombëtar (2026–2030)

🇽🇰 PARIMET BAZË Ne jemi një lëvizje qendër-majtë – me zemër për drejtësi sociale dhe me mendje të hapur për zhvillim ekonomik. Vizioni ynë është i qartë: Pro-Evropë. Pro-Amerikë. Pro-popull.

Respektojmë sakrificën e veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe UÇK-së. Ata janë themeli i këtij shteti dhe vlerat e tyre nuk janë për t’u harruar – por për t’u përjetësuar me ligj, me dinjitet dhe me politika konkrete.

Transparenca nuk do të jetë më premtim – do të jetë standard. Çdo vendim publik do të jetë i hapur, i lexueshëm dhe i komentueshëm nga qytetarët.

📊 STRATEGJIA EKONOMIKE 🔹 Objektivat tona deri në vitin 2030:

  • PBB (GDP): €19–20 miliardë
  • Vende të reja pune: 65,000
  • Pagë mesatare: €1,020–1,140
  • Borxhi publik: nën 48%, vetëm për investime strategjike

ENERGJIA – PAVARËSI DHE STABILITET

  • Rinovim total i Kosovës A (A1–A5), me kapacitet të rritur në 1,000 MW
  • Kosova B do të përbëhet nga dy njësi – B1 dhe B2 – me kapacitet të kombinuar prej 900 MW, të bazuar në teknologji të pastër dhe me ndotje minimale
  • Ndërrim i plotë i teknologjisë ekzistuese: prodhimi, filtrat, transportimi, rikonstruksioni i objekteve dhe automatizimi i proceseve
  • Modernizim i rrjetit të transmetimit, furnizimit dhe shpërndarjes, për të ulur humbjet teknike dhe për të kursyer deri në 20% të energjisë së shpërdoruar
  • Investim në 500 MW energji të pastër nga burime të rinovueshme (diell dhe erë)
  • Zhvillim i kapaciteteve për ruajtjen e energjisë përmes baterive industriale
  • Heqje e monopolit të KEDS/KESCO, me krijimin e 3–5 operatorëve të rinj shpërndarës për konkurrencë më të ndershme
  • Vendosje e tarifave ditë/natë për konsum efikas dhe çmime më të drejta për familjet
  • Subvencione për panelet solare për amvisëri dhe biznese
  • Heqje e të gjitha taksave për importin e pajisjeve solare dhe teknologjive të gjelbra
  • Eksport energjie vetëm me çmime të tregut – ndalohen kontratat nën kosto

🚉 INFRASTRUKTURË & SHËRBIME PËR QYTETARËT

  • Rrjet i ri rrugor dhe rikonstruktim i infrastrukturës urbane dhe rurale
  • Ndriçim LED, sistem pastrimi dhe mirëmbajtje 24/7 për të gjitha komunat
  • Tren modern ndërkomunal dhe rinovim i linjave hekurudhore
  • Trotuare të përshtatura për këmbësorë dhe persona me aftësi të kufizuara
  • Leje ndërtimi dhe të gjitha dokumentet publike – 100% digjitale dhe të lëshuara brenda 72 orëve
  • Internet falas për çdo familje dhe biznes deri në vitin 2028

🏭 INDUSTRIA & BIZNESET

  • Tatim mbi fitimin 4.5% për prodhuesit dhe kompanitë teknologjike
  • Tokë falas për ndërtimin e fabrikave në zona të caktuara industriale
  • Subvencionim i plotë për 3 muaj për pagat dhe trajnimin e punëtorëve të rinj
  • Krijimi i CKT – Certifikimi Kosovar i Produkteve “Made in Kosovo”
  • Ndihmë shtetërore për regjistrim të produkteve me CE, ISO, FDA dhe standarde ndërkombëtare të eksportit
  • Doganat: prioritet për eksportuesit përmes sistemit të digjitalizuar dhe kalimit pa radhë
  • Mbrojtje për prodhuesit vendorë përmes tarifave të drejtësisë tregtare
  • Lehtësira tatimore për eksportuesit që punësojnë mbi 20 persona

🌍 DIASPORA & INVESTIMET E HUAJA

  • Atashe ekonomikë në mbi 30 ambasada dhe konsullata strategjike
  • Njësi të dedikuara për diasporën – me staf ligjor, ekonomik dhe teknologjik
  • Stimuj fiskalë për investime nga diaspora: tatim 0% për 3–5 vite për bizneset e reja
  • Grante dhe mbështetje financiare për kthimin e profesionistëve në sektorët strategjikë

💶 STRATEGJIA BUXHETORE & FONDI I TRUSTIT

  • TVSH ulet në 16%; tatimi mbi biznesin 8.75%
  • Tatim i dedikuar për ushtri (3%) dhe arsim (2%)
  • Fondi i Trustit:
    • 50% investohet në bono shtetërore me interes 3–4%, duke shkuar direkt në buxhet për projekte zhvillimore
    • 50% jepet si kredi për zhvillim të kontrolluar nga bankat private me garanci shtetërore:
      • 60% e këtyre kredive dedikohen për biznese prodhuese të reja dhe ekzistuese – prioritet produktet “Made in Kosovo”
      • 40% alokohen për programin e Banesave të Gjelbra – për dritare me izolim të mirë, fasada efikase, çati me panele solare dhe sisteme moderne të ngrohjes/ftohjes

📅 AFATI I TRANSFORMIMIT – TIMELINE

  • Brenda 18 muajve:
    • Fillon rinovimi i Kosovës A & B
    • Fillon programi i subvencioneve për energji të pastër
    • Hapja e Qendrës për Investitorë të Huaj dhe fillimi i punës së atasheve ekonomikë
    • Fillimi i legalizimeve për ndërtimet pa leje të rikthyera në strehim social
    • Fillimi i skemës “1€ për banesën e parë”
  • Brenda 36 muajve:
    • Kosova A & B operacionale me teknologji moderne
    • Implementimi i sistemit digjital të shëndetësisë dhe arsimit
    • 100 shkolla të rinovuara dhe 5 spitale me pajisje moderne
    • Rritje reale e GDP-së dhe ulje e papunësisë
    • Fillimi i përdorimit të kartelave digjitale për çdo qytetar

KULTURA E LËVIZJES NDYRSHE

  • Nuk luftojmë individë – luftojmë padrejtësitë
  • Nuk merremi me partitë – merremi me zgjidhje
  • Ndryshe është e pastër, me vlera, pa dosje

#Ndryshe për ty.

#Ndryshe për energji.

#Ndryshe për shëndetësi.

#Ndryshe për veteranë.

#Ndryshe për ushtri.

#Ndryshe për shkollim.

#Ndryshe për pensione.

Një prej jush – Ndryshe, sepse Kosova meriton më shumë.